Një babi “cool” si Blendi Klosi
Ambla dhe Aroni, dy fëmijët e Ministrit Klosi kanë shumë shokë të vegjël por kanë edhe një shok të madh, i cili vetëm se është pak i gjatë, se për të luajtur e për të bërë gallatë nuk ka asnjë ndryshim nga shokët e vegjël. Ja shiheni vetë.
Me babi Blendin shkohet në plazh, ku mund të kënaqesh në rërë, ujë e diell pa të qortuar fare pse vrapove, pse u djersite, pse s’e mbarove pjatën.
Me babi Blendin mësohen lojërat në garë dhe jo vetëm ato nën çadër. Tërheqje në litar me shokun e madh që qëndron në fund.
Me babi Blendin jetohen aventura. Vera bëhet më e bukur me balonat me flakë që fluturojnë në qiell.
Me babi Blendin fitohen të gjitha garat
Me babi Blendin tregohen edhe sekrete gocash në perëndim të diellit. Tamam siç bëhet me shoqet e ngushta. Ai dëgjon me vëmendje…