Një burrë si Bardhi, Dëshirën e maami Sarës e realizoi vetëm për 24 orë!

Moderatorja dhe influencuesja e njohur, Sara Gjordeni, ka ndarë një moment mjaft personal në rrjetet sociale. Në një Story të fundit, ajo ka treguar se i kishte shprehur dje Bardhit dëshirën për të qëndruar me vajzën, por edhe për të vijuar punën në të njëjtën kohë.

Dhe gjejeni pak! Reagimi i partnerit të saj nuk ka vonuar,ai ia ka ndërtuar një studio të vogël profesionale brenda në shtëpi për  24 orë.

“Thashë dje, dua të qëndroj me Nean, por edhe të punoj njëkohësisht. Sot, ma ndërtoi studion në shtëpi”, shkruan Sara, duke e mbyllur me një dedikim të ndjerë: “Të dua, Bardhi”.

Prej disa javësh, Sara është pjesë e ekranit të Top Channel si moderatore e rubrikës “Vajzë apo djalë” në kuadër të emisionit “E Diell”.

Share With:
Translate »
76 Views