Cristiano Ronaldo dhe Georgina, janë mjaft aktivë në rrjetet sociale. Ata ndajnë shpesh foto me njëri-tjetrin dhe fëmijët nga përditshmëria e tyre, apo edhe kur shkojnë me pushime.

Ditën e djeshme, para se t’i bashkohej skuadrës për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Ronaldo ka ndarë një foto me fëmijët e tij me përshkrimin “Ndihem i dashuruar”.

Ndërsa nga ana tjetër, Georgina ka postuar një foto, me të brendshme duke bërë make-up dhe duke vënë në pah të pasmet e saj.

Mesa duket Ronaldo është një baba shumë i kujdesshëm për fëmijët e tij dhe nuk e ka aspak problem të kujdeset për fëmijët e tij gjatë kohës kur Georgina merret me kurimin e pamjes.