Një detaj në fotot e fëmijërisë u la vend për akuza fansave të Dua Lipës

Fotoshopi është kthyer tashmë në diçka normale dhe trendy, së cilës askush nuk mund t`i rezistojë. Por ndonjëherë njerëzit janë dyshues se ka fotoshop edhe aty ku nuk jua pret mendja. Së fundmi, ka qenë këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa që është akuzuar për përdorim fotoshopi. Ku? As më pak e as më shumë se në fotot e fëmijërisë.

Dua ka postuar disa foto të fëmijërisë dhe tiparet e saj perfekte dhe buzët e plota i bënë njerëzit të dyshonin se ajo kishte fotoshopuar fotot e fëmijërisë dhe kaq mjaftoi që t`i suleshin. Për t`u dhënë fund këtyre aludimeve, Dua ka reaguar në Instagram, ku ka postuar disa foto të shumë viteve më parë, përkrah së cilave i ka sqaruar të gjithë një herë e mirë.

“Njerëzit që thonë se kam fotoshopuar fotot e mia të fëmijërisë, për t`i bërë buzët të duken më të mëdha, janë të çmendur. Nuk mund ta besoj që më duhet të mbroj veten time. Pini gjë ju njerëz?” -ka shkruar Dua, e cila është revoltuar me të drejtë.

Share With:
Translate »
525 Views