Një dhuratë për vogëlushin Tian? Tuna zbulon nëse do bëhet nënë sërish

Këngëtarja Tuna është shumë e lumtur me bashkëshortin e saj Patris dhe së bashku gëzojnë vogëlushin Tian. Por a do të donte Tuna të zgjeronte familjen?

Në një intervistë të dhënë se fundmi, ajo ka zbuluar nëse do ti dhurojë së shpejti një motër ose vëlla Tianit.

“Kohëve të fundit po ballafaqohem shumë me këtë pyetje dhe nuk je i vetmi. Gjëja që më çmend më shumë është kur njerëzit më thonë ‘Hë shpejt, tani është koha, bëj tjetrin, tjetrin’. Sinqerisht po e them publikisht që nëse nuk do të kisha pasur profesionin që kam, vetëm fëmijë do të kisha bërë në jetë. Vetëm fëmijë. S’di sa. Por profesioni na i kufizon disa gjëra dhe duhet të planifikojmë gjërat. Po mundohem t’i planifikoj bashkë anën personale dhe profesionale”, tha këngëtarja.

Tuna pati një shkëputje të madhe nga muzika kur u bë nënë pasi duhet ti përkushtohej të birit. Ndonëse i adhuron fëmijët, ajo dëshiron që të vazhdojë karrierën muzikore prandaj profesioni e kushtëzon paksa tek zgjerimi i familjes.

Share With:
Translate »
694 Views