Rita Ora u blen prindërve shtëpinë luksoze dhe “DailyMail” realizon reportazh për ta
Prestigjiozja “DailyMail” ka realizuar një reportazh special në lidhje me familjen e këngëtares Rita Ora.
Në theks të veçantë në raportimin special që “DailyMail” ka shkruar për Rita Orën është përmendur edhe shtëpia luksoze, që ajo ua kishte blerë prindërve në vitin 2014.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora para pesë vitesh kishte paguar 1.3 milionë paund për shtëpinë që ua ka bërë dhuratë prindërve të saj.
Pas rinovimit shtëpia e familjes Ora në Londër ka marrë një pamje akoma më moderne.
Kjo shtëpi e familjes Ora tani karakterizohet nga shkallë me rrethoja prej ari, piktura seksi, mobilie të rehatshme dhe një kopsht të madh për shëtitje.
Rita në atë kohë kishte treguar se sa e emocionuar ndihej që u kishte dhuruar më në fund prindërve të saj një shtëpi, shkruan ndër të tjera “DailyMail”.
“Unë mendoj se e kam përfunduar misionin tim duke iu dhuruar një shtëpi luksoze prindërve të mi. Ata kanë nevojë për të më shumë se unë. Pasi unë nuk jam kurrë me të vërtetë në të njëjtin vend gjithmonë”.


