“Një ditë e gjysmë”/ Bëhet film në Netflix historia e shqiptarit që mori peng gruan dhe vajzën
Në një përpjekje të dëshpëruar për t’u ribashkuar me vajzën e tij, një burrë i armatosur hyn në qendrën mjekësore ku punon ish-gruaja e tij dhe e rrëmben atë.
Ky është subjekti mbi të cilin ngrihen të gjitha ngjarjet e filmit më të ri që tashmë ka dalë në Netflix dhe që bazohet mbi një histori të vërtetë. Protagonisti kryesor i filmit, Artan Kelmendi, që interpretohet nga aktori rusp-suedez Alexej Manvelov, pasi rrëmben ish-bashkëshorten dhe një oficer policie nis arratisjen e tij për të ardhur në Shqipëri.
Ai kërkon një avion për të mbërritur në vendlindje por kërkesa i refuzohet me argumentin se nuk lejohen armët në bord. Më pas ai kërkon t’i mundësohet hipja në target për të vijuar më pas rrugën e makinë drejt vendlindjes por dhe kjo kërkesë nuk i aprovohet plotësisht nga agjentët e policisë që gjatë gjithë kohës janë në ndjekje të tij.
Arratisja e çon Artanin dhe ish-bashkëshorten e tij Louise në një udhëtim të lodhshëm dhe plot sfida të cilat nuk duhen humbur.
“A Day and a Half” tashmë mund ta shikoni në Netflix dhe për të zbuluar dhe fundin e kësaj aventure të rrezikshme të ndërmarrë nga Artani.