Një djalë vetëm 14 vjeç, kapet me pistoletë me vete në Durrës

Kontigjenti i krimit në vend nuk po njeh moshë, madje është përhapur edhe tek të miturit.

Një djalë i mitur, vetëm 14 vjeç, është kapur nga policia e Durrësit me pistoletë.

Shërbimet e policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në Sukth.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë i mituri A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.

I mituri është pikasur nga policia në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Ndaj tij hetimet janë ende në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Share With:
Translate »



153 Views