Një foto me tre breza… Tuba Buyukustun prezanton të atin dhe vajzat binjake

Në një kohë kur të gjithë flasin për divorcin e aktores së njohur turke me producentin Onur Saylak, Tuba Buyukustun ka nisur pushimet. Pas serialit të suksesshëm “Cesur ve Guzel”, në të cilin aktorja luan me Kivanc Tatlitug, ajo po i kushton kohë dy binjakeve të saj, Maya dhe Toprak, të cilat tashmë janë 5 vjeç e gjysmë. Pavarësisht lajmeve për divorcin që kanë pushtuar mediat kohët e fundit në Turqi, Tuba ka thënë se është mjaft e kujdesshme kur është fjala për binjaket e saj, në mënyrë që të mos ndikohen nga lajmet që dëgjojnë për të ëmën. Në një foto të fundit të postuar në profilin e saj, Tuba u ka prezantuar fansave të atin dhe bashkë me të edhe binjaket e rritura. Mes përgëzimeve dhe komenteve të miqve virtualë për familjen dhe sytë e shkruar, ka edhe sy të mprehtë që i shkruajnë se njëra prej binjakeve i ngjan shumë të atit, ndërsa zeshkania, me siguri i ngjet së ëmës.

Share With:
Translate »
3286 Views