Një listë me emrat më të çuditshëm që VIP-at u kanë vënë fëmijëve

Si ndjekës të shtypi rozë, nuk ka asgjë më emocionuese sesa të mësoni që çifti juaj i preferuar po pret një fëmij, teksa interes të madh përbën edhe zgjedhja e emrit.

Shpesh figurat publike mundohet tu vendosin fëmijëve të tyre emra sa të veçantë edhe të çuditshëm.

Nëse do bënim një retrospektivë në 2004 kur Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin i prezantuan botës Apple Martin.

Kohët e fundit, familja Kardashian-Jenner ka qenë burimi i disa emrave mjaft të mirë dhe të veçantë për fëmijë.

Në vitin 2018, Kylie Jenner zbuloi se ajo dhe Travis Scott kishin quajtur vajzën e tyre Stormi Webster dhe një vit më vonë, motra Kim Kardashian dhe burri i saj Kanye West u bënë prindër të Psalm West.

Ajo që mund të themi me siguri për momentin është se emri që ka shkaktuar më shumë bujë është ai i fëmijës së Elon Musk dhe Grimes, X Æ A-12, emri i të cilit u frymëzua nga dashuria e çiftit për shkencën dhe hapësirën.

Ja ku janë emrat më të veçantë të bebushave të yjeve të Hollywood dhe kuptimet që fshihen pas tyre:

X Æ A-12 Musk

Elon Musk, Grimes, 2018 Met Gala, Couples

Elon Musk na prezantoi pak muaj më parë djalin e tij dhe Grimes në Twitter, ku gjithashtu zbuloi emrin e tij unik. Sa i përket mënyrës se si ta shqiptojmë këtë emër, jemi akoma të pasigurtë.

Atlas Noa

Shay Mitchell dhe Matte Babel mirëpritën fëmijën e tyre të parë në nëntor të vitit të kaluar dhe zbuluan gjithashtu emrin  e veçantë të vajzës.

Shay Mitchell

 Vittorio Genghis Stevens & Lozen Orianna Judith Stevens

2020 Celebrity Babies, Hope Solo

Hope Solo dhe Jerramy Stevens i quajtën kështu dy binjakët e tyre.

Raddix Madden

Benji Madden, Cameron Diaz

Vajza e vogël e Cameron Diaz dhe Benji Madden ka një emër mjaft të lezetshëm.

Psalmi West

Kim Kardashian, Psalm West

Emrat unikë janë bërë një karakteristikë dalluese e Kim Kardashian dhe Kanye West siç dëshmohet deri tani me emrat që u kanë vendosur fëmijëve: North West, Saint West, Chicago West dhe Psalm West.

Kulture Kiari Cephus

Cardi B, Kulture, Offset

Cardi B dhe Offset mirëpritën vajzën e tyre në vitin 2018.

Kur u pyetën nga e morën frymëzimin për emrin e vajzës së tyre të vogël, autorja e hitit  “Bodak Yellow” tha se s’mund t’i vendoste një emër dosido vajzës së tyre, ndërsa sa i përket emrit të saj të mesëm, Kiari është në të vërtetë emri i parë i reperit.

Stormi Webster

Stormi Webster, Kylie Jenner

Sa i përket frymëzimit për emrin Stormi, themeluesja e Kylie Cosmetics tha: “Kur isha shtatzënë, e thërrisja atë ‘Stormie’— kur unë do të flisja me të në bark. Ajo gjithmonë ndjehej mirë. ”

Kenzo Kash

Kevin Hart, Baby, Son, Kenzo, Christmas Eve 2017

Emri i djalit të vogël të Kevin Hart do të thotë “i fortë dhe i shëndetshëm”.

Luna Simone

John Legend, Chrissy Teigen, Miles, Luna

John Legend dhe Chrissy Teigen u bënë prindër të Luna Simone në vitin 2016. Gjatë një vizite në The Ellen DeGeneres Show, autori i ‘Cravings’ zbuloi se emri ishte frymëzuar nga një dukuri e pazakontë hënore që kishte ndodhur para lindjes së saj.

Royalty Brown

Chris Brown, Royalty Brown, 2020 Grammys, Grammy Awards

Vajza e Chris Brown ka një emër të përshtatshëm për një mbretëreshë.

Share With:



223 Views