Një lodër e re Barbie, del në treg kukulla e parë me sindromën Down
Ka dalë ne treg kukulla e re e koleksionit Barbie-t, e cila është e para me sindromën Down në një përpjekje për të përfaqësuar edhe më shumë vajza të vogla në mbarë botën.
Kukulla më e re e markës do të jetë e disponueshme me porosi paraprake nga Smyths nga sot në mbarë Britaninë.
Modelja britanike Ellie Goldstein, 21 vjeçe me sindromën Down, e cila ka punuar me Vogue, Gucci dhe Adidas, festoi ardhjen e kukullës së re, duke pranuar se ishte “mbytur nga gëzimi” kur pa lodrën.
Kompania Mattel ka punuar me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Doën (NDSS) në SHBA për të dizajnuar kukullën për të përfaqësuar më mirë gratë që jetojnë me këtë sëmundje, dhe ajo vjen me një kornizë më të shkurtër dhe bust më të gjatë, si dhe me tipare që përgjithësisht lidhen me sindromën Down.