Një mesazh nga Drew Barrymore për nënat e reja që mendojnë se s`po ia dalin

Aktorja Drew Barrymore ka folur rreth sfidave të mëmësisë, sesa i vështirë që ishte fillimi. Fjalët e saj mund të jenë forcë për çdo nënë të re që gjendet përballë një krijese të vogël dhe njëmijë njerëzve të tjerë që e pyesin, japin mendime apo përpiqen ta orientojnë duke i vënë në dyshim aftësitë e saj.

“Të gjithë ata prindër që arrijnë të kenë gjithçka nën kontroll, që ruajnë një higjienë strikte, ushqim me orare dhe limite, Zoti i bekoftë! Nuk dija asgjë nga këto deri kur u bëra me fëmijë. Nuk kisha asnjë recetë të gatshme sesi të sillesha me fëmijët dhe në fillim ndihesha si dështake. Ndihesha e dërrmuar, sikur nuk e dija se çfarë po bëja. Më duhej të mësoja mbi këtë gjë.

Ka shumë gjëra që nënat mund të mësojnë, nga përgatitja për lindjen e deri te përballja me një foshnjë të bezdisshme. Kur jeni vetëm ju dhe fëmija juaj, vetëm në dhomë, mund ta gjeni veten duke menduar: A po e bëj këtë si duhet?

Isha shumë mizore me veten kur isha nënë e re, por tani gjithçka ka ndryshuar. I kam mësuar kufijtë. Kur i kujtoj ato kohë, jam gati të qaj”, tregoi Drew Barrymore.

Share With:
Translate »
58 Views