Një modele e lindur, Kejvina Kthella poston foton nga adoleshenca
Kejvina Kthella ka postuar sot disa foto kur ajo ishte 15 vjeçe. Në të vërtetë, gjykuar nga pamja e modeles, shumë e afërt me pamjen e sotshme, nuk do ta besonim që ato foto janë realizuar në moshë aq të hershme. Megjithatë, kjo është e vërteta.
Simpatike, me trup të bukur, Kejvina Kthella duket që e ka fituar pamjen prej modeleje që në moshë të hershme. “Vetëm 15 vjeçe”, shkruan ajo.
Me vitet ka ndryshuar shumë pak. Sot, ajo veç modës, ka nisur dhe karrierën televizive, me një rol që sado episodik është ka rëndësinë e tij, në një nga programet më të ndjekur shqiptar, Xing me Ermalin.
Kejvina erdhi në këtë program nga Italia ku jetonte e punonte vitet e fundit, si modele.