Një mrekulli shpëton nga kanceri vogëlushin 8-vjeçar, rrëfimi prekës i së ëmës: Djali më pyeste si është qielli atje lart

Një mrekulli mund të quhet kthesa dramatike e jetës së këtij vogëlushi që shihni në foto. I diagnostikuar me kancer, 8-vjeçari arriti ta mposhtë atë dhe sot gëzon shëndet të plotë. Sëmundja e Julian Malankowska është konsideruar si mjaft e rrallë që ndodh nga 1 në 7 milionë raste.

Vogëlushi 8-vjeçar nga Lancashire i Britanisë së Madhe, u diagnostikua me leuçemi akute limfoblastike për herë të katërt në qershor të vitit 2017, pasi një sërë kurash dhe trajtimesh të kancerit nuk arritën të përmirësonin gjendjen e tij.

Julian nuk e mori trajtimin për një periudhë kohe pasi mjekët pohuan se kishin humbur të gjitha mundësitë për shërimin e tij.

Mamaja 8-vjeçarit Aneta tha se bota u përmbys për familjen e saj, pasi mjekët nuk i dhanë shpresa për të jetuar djalit.

Në një moment, Julian i tha mamit të tij se ai “donte të vdiste” .

Por në një kthesë dramatike ndodhi, rezultatet analizave të gjakut të Julianit filluan të përmirësohen. Mjekët më vonë zbuluan se sëmundja e tij ishte transformuar në leuçemi akute mieloide (AML), një formë e shërueshme e kancerit.

“Nuk mund ta besonim, na është thënë për muaj të tërë sa duhej të përgatiteshim për më të keqen, pasi Juliani do të vdiste.Më duhej të përpiqesha t’i tregoja vëllait të tij katërvjeçar Leon çfarë po ndodhte. Ata të dy vazhdonin të më pyesin se çfarë ishte qielli, ishte kaq e vështirë. Ai është u ndesh me sëmundjen që kur ishte dy vjeç, bëri transplantime të palcës së kockave, kimioterapi, gjithçka për ta bërë atë më mirë, por asgjë nuk funksionoi”, u shpreh Aneta.

Në vitin 2011, Julian u diagnostikua fillimisht me kancer në qelizat e bardha të gjakut.

Ai arriti të mundë sëmundjen vdekjeprurëse tri herë pas disa raundeve të kimioterapisë dhe një transplant të palcës së kockave nga një donator në SHBA.

Por kanceri u kthye për herë të katërt, duke e shkatërruar familjen e tij. Por mrekullia ndodhi.

Testet treguan se Julian kishte “rritje të trombociteve” dhe prindërit e tij thonë se atyre iu tha se nivelet e kancerit në palcën e kockave të tij kishin rënë pothuajse me gjysmë.

nintchdbpict000398194871.jpg

 

nintchdbpict000398194862.jpgnintchdbpict000398194630.jpg

 

nintchdbpict000398194672.jpg

 

nintchdbpict000398194854.jpg

Share With:
Translate »
1917 Views