Një nënë e bekuar! Mëngjesi i Victoria Beckham nuk mund të niste më bukur se kaq

Victoria Beckham përveçse është një grua e arrirë në karrierë është dhe një nënë e bekuar. Ajo ka një jetë familjare shumë të lumtur me bashkëshortin e saj David Beckham dhe katër fëmijët e tyre. Herë pas here me postimet e saj në ‘Instagram’, Victoria ka treguar se është shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve të saj. Përveçse kujdeset për stilin e tyre në të veshur ajo mundohet që fëmijët e saj të ushqehen shëndetshëm.

Rezultate imazhesh për victoria beckham children

Por pas gjithë lodhjes dhe sakrificave vjen një kohë dhe shpërblesh. Tani është radha e fëmijëve që të kujdesen për mami Victorian. Me anë të një fotografie në ‘Instastory’, Victoria ka treguar se vajza e saj Harper ka përgatitur kafen e mëngjesit për të. “E dashur mami! Shpresoj të të pëlqejë kafeja që bëra për ty. Shumë dashuri vajza jote, Harper” thuhet në pusullën që vajza ka shkruar për Victorian.

Share With:
Translate »
667 Views