Një portret i plotë familjar, vogëlushet e Eminës sapo na rrëmbyen zemrën

Tashmë, familjes së saj iu shtua edhe një pjestar. Modelja Emina Cunmulaj dhe bashkëshorti i saj Sam Nazarian, u bënë prindër për herë të dytë pak ditë më parë, me ardhjen në jetë të vajzës, që e pagëzuan me emrin Mia Soraya Nazarian.

Ditën e sotme, modelja publikoi kornizën familjare, ku shfaqet në krah të bashkëshortit të saj, e Ella që përkujdeset për vogëlushen e porsalindur.

“Familja! Duket qartë që ende jam në pizhame. Kjo ndodh kur nuk ke gjumë gjatë tërë natës. Rri më pas në pizhame tërë ditën”, shkruan Emina.

Edhe përse ka pak kohë që ka lindur, duhet ta theksojmë faktin se Emina duket rrëzëllitëse dhe shkëlqen nga lumturia.

Share With:
Translate »
553 Views