Një seancë e pazakontë ndërmjetësimi për Eni Çobanin
E shohim çdo ditë në ekranin e TV Klan në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në një detyrë shumë të vështirë, të ndërmjetësueses.
Eni Çobani, ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe përballë saj ka pasur disa të ftuar të veçantë, të cilët mesa duket nuk i kanë zgjidhur dot “problemet” e tyre me njëri-tjetrin, por kanë kërkuar ndihmë.
Jo dy, por plot katër fëmijë, vështrimet e të cilëve janë ngulitur në fytyrën e Zonja Enit, kanë zhvilluar ditën e sotme një seancë ndërmjetësimi, ku siç mund të kuptohet edhe nga buzëqeshja e Zonja Enit duket se nuk ka qenë si të gjithë të tjerat.
Foton e ka ndarë me ne në rrjetet sociale, mbi të cilën shkruan: Një seancë ndërmjetësimi e rrallë.
Shpresojmë që “problemi” i tyre të jetë zgjidhur pa pasur nëvojë për të shkuar në gjyq…