Ndërron jetë pediatri i njohur, Dr. Polikron Çela

Dita e sotme ka qenë e hidhur për familjen Çela. Doktori i njohur i fëmijëve dhe i familjes ka ndërruar jetë. Disa ditë më parë mësuam se ai ishte në gjendje të rëndë.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka dhënë vëllai, shkrimtari Mitro Çela. Kids’ Time i uron ngushëllime familjarëve! Dr. Polikroni është një humbje e madhe për mjekësinë shqiptare.


Mitro njofton se homazhet do të mbahen në hotel “Internacional” në datë 12 mars nga ora 10:00 – 12:30. Varrimi do të bëhet në Sharrë në orën 13:00. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
984 Views