Një shtatzani e katërt në famijen Kardashian

Pas tri shtatzënive të përfolura, të Kim që po ndihmohet nga një mama surrogate sepse nuk e përballon dot lindjen e tretë, të Khloe dhe me të voglës, Kylie, duket se është shtatzënë edhe motra e madhe, mama e tre fëmijëve, Kourtney Kardashian.

Mediat amerikane po përhapin thashethemin që Kourtney është shtatzënë me të dashurin e saj Younes Bendjima. “Ajo u lumturua shumë nga lajmi. I pëlqejnë familjet e mëdha dhe do që fëmijët e saj të kenë shumë vëllezër e motra”, tha burimi që zbuloi se ajo dhe i dashuri i saj po ua tregojnë lajmin vetëm miqve dhe familjarëve. Në rregull, por burimi ia ka thënë gjithë botës.

Duhet ende të mësojmë nëse është e vërtetë apo një ‘shpikje’, që në këtë kohë, më shumë sesa kurrë, duket e besueshme. Motrat Kardashian kanë vendosur të krijojnë familje të mëdha si ajo ku janë rritur.

Share With:
Translate »
738 Views