Një shtëpiake e dëshpëruar shtatzënë si Eva Longoria tregon barkun e rrumbullakosur
Stërvitje në shtëpi për bukuroshen Eva Longoria, 42 vjeç, e cila është shtatzënë nga martesa me bashkëshortin e saj Jose Baston, 49 vjeç.
Ish-‘Shtëpiakja e dëshpëruar’ ka treguar barkun e saj, në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Bashkëshorti i saj Baston është edhe baba i tre fëmijëve (Natalia, 22, binjakët Mariana e Jose, 14), të lindur nga martesa e parë. Në pranverë Longoria pritet të sjellë në jetë djalin.