Një studim i ri, ngre shqetësime rreth përdorimit të antidepresantëve gjatë shtatëzanisë

Rastet e depresionit në mesin e grave shtatzëna janë në rritje, dhe ilaqet kundër depresionit janë një mënyrë efektive për të menaxhuar simptomat.

Një studim i fundit zbuloi se dozat mesatare deri të larta të ilaçeve kundër depresionit të marra gjatë shtatzënisë mund të paraqesin rrezik për shëndetin e fetusit shkruan VeryWellFamily përcjell Gazeta Shneta.

Ekspertët rekomandojnë marrjen e dozës më të ulët efektive të ilaçeve kundër depresionit ndërsa jeni shtatzënë, por që rreziqet e depresionit në fund të fundit tejkalojnë rreziqet për fëmijën tuaj të palindur.

Nëse keni të bëni me depresion dhe ankth në ndonjë moment gjatë shtatzënisë, dijeni që nuk jeni vetëm.

Një studim i kryer nga ‘Revista e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë’ zbuloi se shkalla e depresionit në mesin e grave që mbërrijnë në spital për të lindur është në një shkallë të lartë të të gjitha kohërave, me më shumë se 28 gra për çdo mijë.

Mjekët zakonisht përshkruajnë ilaqet kundër depresionit të njohura si SSRI, ose ‘Frenues Selektiv të Marrjes së Serotoninës’ për gra jo-shtatzëna dhe shtatzëna në një përpjekje për të lehtësuar simptomat e depresionit dhe ankthit.

Në përgjithësi, shumica e këtyre barnave përdoren gjerësisht dhe konsiderohen të sigurta gjatë shtatëzënësisë.

Por një studim i fundit tregon se mund të ketë rreziqe të rritura për fetusin kur këto ilaçe përdoren në doza të mesme dhe të larta gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë.

 

Share With:
Translate »
333 Views