Një super mama, Ledina Celo zbulon format e përkryera në plazh
Po të ishte e vetme në ato brigje, askush s’do e besonte që ajo është nënë e dy fëmijëve.
Këngëtarja e famshme shqiptare Ledina Çelo, ka arritur t’i ruajë format e saj edhepse tashmë ka lindur dy herë.


Çelo e cila pas shumë kohe në shkurt të këtij viti iu rikthye skenës muzikore duke kënduar live në koncertin për nder të 50-të vjetorit të karrierës së Sabri Fejzullahut, ka publikuar një seri imazhesh nga pushimet e saj.
Ledina e shoqëruar nga dy fëmijët, shfaqet shumë në formë dhe e veshur në një palë rroba banje të ngjitura në ngjyrë të zezë, të cilat tregojnë linjat e saja fit.
Këto foto janë të pushimeve të kaluara, por mesa duket ajo po na mban të informuar deri në fotot e sivjetme.