Një tjetër bëhet xheloze dhe ndërhyn mes Xhemit e Arbanës, lot dhe emocione

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” surpriza e radhës ishte rezervuar për një vajzë të vogël e cila quhej Ajsi. Ajo është vetëm 6 vjeç, por i pëlqen tepër bota e spektaklit. Kur kishte qenë më e vogël dëshironte që t’i ngjante mamasë së saj, Arjolës, në çdo aspekt.

Ajsi e imitonte atë, por në një moment kuptoi që nuk i ngjante nga pamja fizike. Kjo gjë e kishte mërzitur shumë atë dhe një natë kur po shikonin “Portokallinë”, mamaja e saj i kishte thënë që i ngjante shumë Xhemit.

Ajsit e kishte pëlqyer shumë Xhemin dhe që atëherë ajo kishte dashur që t’i ngjante asaj. Kur Portokallia me turneun e saj në të gjithë Shqipërinë kishte ndaluar edhe në Berat, Ajsi me mamanë e saj kishin takuar Xhemin.

Një takim i cili kishte qenë i pabesueshëm për Ajsin. Për herë të parë kishte takuar idhullin e saj dhe kishte bërë foto. Që nga ajo ditë, Ajsi thoshte që Xhemi Shehu ishte shoqja e saj e ngushtë. Jo vetëm kaq por ajo kishte filluar të bëhej xheloze edhe për miqësinë e Xhemit me Arbanën.

Mamaja e Ajsit kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar asaj që të bëhej një fëmijë më i bindur. Që Arjola të bindej se Ajsi do të ndryshonte i kërkoi që të mbante disa premtime. Një ndër këto premtime ishte edhe ngrënia e gjellës me speca dhe patëllxhanë. Gjellë të cilën Arbana e solli në studio për të parë nëse Ajsi do ta mbante premtimin e bërë. Këtu Ajsi nuk u ndje fort mirë dhe kërkoi të takonte mamin. Me siguri xhelozia për miqësinë e Xhemit me Arbanën u shtua edhe më shumë.

Surpriza që Arjola kishte menduar për Ajsin ishte ritakimi me moderatoren e “Portokallisë”, Xhemi Shehun. Ajo zbriti nga shkallët me disa tullumbace në dorë. Në momentin që Ajsi pa Xhemin, vrapoi drejt saj për ta përqafuar. Pjesën tjetër të premtimeve që mamaja i kishte kërkuar, Ajsi i bëri në praninë e Xhemit. Shpresojmë që të mos bëhet më xheloze pasi edhe Xhemi i premtoi që do të kalojnë më tepër kohë bashkë.

Ndërkaq surprizat filluan edhe për Xhemin. Fillimisht ishin kolegët e saj, aktorët e Portokallisë të cilët kujtuan disa momente gazmore me të. Por ajo që e bëri Xhemin të qajë ishte një videomesazh i garderobës të cilët e njihnin Xhemin që në fillimet e para. Emocionet dhe lotët u shtuan kur një letër nga Amerika shpalosi gjithçka për shoqërinë e Xhemit, Arbanës dhe Redonës (autorja e letrës).

 

 

 

 

Share With:
Translate »
929 Views