Një tjetër shtatzëni në showbiz? Këngëtarja iu përgjigjet çdo dyshimi të fansave

Pas Xhensilës, Genta Ismajli është një tjetër vajzë e njohur që po përflitet për shtatzëni. Shkak u bënë disa foto të fundit ku këngëtarja shfaqej me barkun e fryrë dhe tashmë që lidhja me Hysein Ustan është konsoliduar, domosdo nisën edhe thashethemet se çifti po pret një bebe.

Por e ftuar sot në emisionin “Rudina”, Genta i mohoi lajmet mbi shtatzëninë duke u shprehur se ajo dhe Hysein aktualisht po shijojnë dashurinë e tyre. Martesa dhe bebi kanë kohë akoma.

“Në fakt unë dhe Usta kemi një mal të planeve dhe projekteve, por edhe martesës do i vijë radha, nuk më ka propozuar akoma, por do i vijë radha dhe asaj së shpejti”-tha Genta.

Share With:
Translate »
567 Views