Një zonjushë e vërtetë, Zaimina nuk mund ta besojë se sa është rritur Khloe në këtë video

Zaimina Vasjari publikon herë pas here foto apo video të ndryshme pranë të voglës së saj, Khloe, e cila duket se rritet dita ditës edhe më shumë. Këtë e ka treguar këngëtarja edhe me postimin e saj më të fundit në ‘Instastory’ ku ka publikuar një video të vogëlushes e cila tenton të veshë një palë taka të mamit dhe të ecë me to.

“Nuk mund ta besoj. Ajo është një zonjushë tani”, ka shkruar Vasjari në videot e Khloes duke ecur me takat e saj. Mesa duket koha fluturon dhe e vogla Khloe nuk është më dhe aq e vogël. Në dalje të ndryshme publike Zaimina ka pohuar se vajza është dashuria më e madhe e saj dhe se pas ardhjes në jetë të së voglës dëshiron të ketë edhe më shumë fëmijë.

Share With:
Translate »
423 Views