Njerëzit janë të bindur se Rihanna është shtatzënë dhe pas këtyre fotove, nuk u vëmë aspak faj!

Jo vetëm Marina Vjollcës i ndodh: Ylli botëror i muzikës Rihanna është sot në qendër të vëmendjes nga ana e fansave për shkak të dy fotove që postoi dy ditë më parë në Instagram.

Për shkak se këngëtarja duket qartë se është përpjekur të mbulojë barkun- të pizza-s a të ndonjë gjëje tjetër nuk e dimë- njerëzit mendojnë se Rihanna mund të jetë shtatzënë.

Në njërën prej dy fotove me fustanin kuq e zi, Riri i mban duart mu përpara barkut dhe sikur të mos mjaftonte, aty duket një si gungë mu tek pjesa e fundme e barkut.

Tjetra foto shfaq Rihanna-n të kthyer me shpinë dhe ndonëse mund të jetë fare mirë një mënyrë për të nxjerrë në pah të pasmet sepse- jemi goca vetë- nga ana tjetër askush s’na ka thënë se Rihanna nuk është shtatzënë.

Shtoji kësaj faktin se Riri ka folur hapur tashmë për lidhjen me miliarderin arab Hasan Jameel, duke u shprehur se ndihet e dashuruar, nuk ka asnjë arsye përse diçka e tillë nuk do të ndodhte. Ashtu siç mund të mos jetë e vërtetë.

Riri dhe Hassan u kapën disa javë më parë nga paparacët, gjatë disa ditëve pushimi në bregdetin italian bashkë me familjen e tij.

Share With:
Translate »
929 Views