Njerkat e mira të showbizit shqiptar

Emri njerkë ka një konotacion negativ sa herë që e ndesh diku, lidhur kjo me legjendat urbane që qarkullojnë apo me përrallat me mesazhe të gabuara që po rritetn brezat.

Borbardha dhe Hirushja, dy personazhet më të dashur të fëmijëve, e kanë jetën ferr nga një njerkë.

Por bukuroshet e ekranit shqiptar, na kanë bërë ta rrëzojmë imazhin e gabuar mbi këtë status.

Disa nga shembujt më të suksesshëm i keni më poshtë:

Linda Rama
Bashkëshorjta e Kryeministrit Edi Rama është bërë nënë e një vogëlushi të quajtu Zaho, ka një vajzë të quajtur Rea nga martesa e saj e parë, si dhe nga daljet publike të tyre, shohim një marrdhënie të shkëlqyer me djalin e Ramës, Gregun.

View this post on Instagram

Zaho ne ekspoziten e babit 😍

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Bileta Sulo
Moderatorja simpatike është bërë nënë e një djali që e ka quajtur Kroi Art duke bërë me vëlla, vajzën e Albani Dudushit nga martesa e parë, Joelle. Vajza jeton me çiftin dhe duken shumë të lumtur në fotot që publikojnë.

View this post on Instagram

Familja Dudushi, Kroi Art 1 vjeç! 😍

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Armina Mevlani
Fashionistja shqiptare është e fejuar me Shkëlzen Berishën dhe ene nuk kanë një fëmijë së bashku, por ajo është shprehur se ka një marrdhënie të shkëlqyer me dy fëmijët e bashkëshortit nga martesa e parë.

Zaimina Vasjari
Një vit më parë Zaimina u bë nënë e vogëlushes Khloe dhe vetëm para pak kohësh ajo na zbuloi me anë të një fotoje se bashkëshorti i saj ka edhe dy vajza të tjera nga një martesë e mëparshme dhe marrdhëniet e tyre janë shumë të mira.

Adelina Tahiri
Edhe Adelina sapo është bërë nënë e një vogëlushi të quajtur Jon. Në një intervistë të dhënë sëfundmi, ajo është shprehur se ka marrdhënie shumë korrekte me vajzën e bashkëshortit maqedonas.

View this post on Instagram

Ice queen 👸🏻

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Rezarta Shkurta
Artistja e talentuar shqiptare është mami i Herës 5-vjeçare. Bashkëshorti i saj Ermal Hoxha ka një djalë nga martesa e tij e parë, të cilit Rezarta i referohet gjithmonë si vëllai i Herës.


Eni Koçi
Nuk ka shumë kohë që dyshja e këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj iu dhanë fund thashethemeve duke e konfirmuar lidhjen e tyre. Genci nga martesa e parë ka një djalë që mesa duket nuk ka qënë aspak problem për bukuroshen 22 vjeçare shqiptare.

Juliana Pasha
Zoti ende nuk i ka bekuar me një famijë të tyrin, por bashkëshorti i saj ka një vajzë nga martesa e parë dhe këngëtarja është shprehur se ka raporte të shkëlqyera me të.

Ilva Tare
Gazetarja e njohur është bërë mami me vogëlushen Melody para 3 vitesh me bashkëshortin e saj, Eduart Selami. Melody është motra e vetme e 4 vëllezërve, njërit biologjik, dhe tre të tjerë nga martesa e parë e babit të saj.

Estela Ujka
Një nënë e lumtur e 3 vajzave, Estela Ujka na ka dëshmuar se dashuria nuk njeh moshë. Bashkëshorti i saj 15 vite më i madh, është njëkohësisht baba edhe i dy djemve nga martesa e parë.

View this post on Instagram

Sa familje e bukur 😍

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Afrona Dika
Bukuroshja kosovare është në një marrdhënie me këngëtarin Blero që kur ky i fundit i dha fund martesës me aktoren Teuta Krasniqi, mastesë nga e cila lindi Tara. Vogëlushja duket se ka një marrdhënie shumë të mirë me Afronën, madje kjo e fundit ka treguar se takohet shpesh edhe me Teutën.

Fiori Dardha

E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” pas pyetjes pse është vonuar kaq shumë për t’i bërë Abelit një motër, gazetarja dhe moderatorja tha: “Në fakt, Abeli e ka një motër, por kam përshtypjen që e do një motër tjetër. Nuk e do vëlla, do që të ketë një motër…” – tha ajo duke shtuar se i biri ia ka gjetur edhe emrin motrës së ardhshme: “I pëlqen shumë emri Nina dhe nëse Zoti do na japë një motër, me shumë mundësi do ta quajmë Nina…” Motra e Abelit është vajza që bashkëshorti i Fiorit ka nga martesa e tij e parë.

Tani e kuptuat, që njerkat nuk janë gjithmonë ato që kemi parë në filma, ka edhe njerka të mira e të buta si vajzat më lart. /Kids’Time/

*Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa lejen e redaksisë.

Share With:
Translate »
1387 Views