Njihuni me 1-vjeçarin super inteligjent

Një fëmijë super inteligjent në Angli i cili është vetëm 1 vjeç arrin të përdorë laptop-in, të marrë nën kontroll të plotë televizorin, si dhe të përdorë telefonin. Heather Thorpe, nëna e tij 24-vjecare tregon se i biri ka nisur të flaës që kur ishte gjashtë muajsh dhe aktualisht ka zhvillimin mendor të një 2-vjeçari. “Jonathon është i zgjuar, i fortë dhe i shkathët. Nuk arrijmë ta besojmë progresin që bën ai ditë pas ditë. Më thërriti “mami”, kur ishte 6 muajsh dhe tani ka një fjalor shumë të pasur. Më duket se e gjitha kjo ka lidhje me mënyrën si erdhi në jetë. E gjithë procesi i lindjes nuk shkoi më shumë se 5 minuta dhe ishte aq i shpejtë dhe i lehtë”, tregon Heather. Heather thotë se djali i saj tashmë ka edhe një minipiano dhe duket shumë i apasionuar pas muzikës dhe përlqen të kërcejë në ritmet e këngës ‘gagnam style’.

Share With:
Translate »
740 Views