Njihuni me 12-vjeçarin shqiptar që u shpall kampion bote në shah
Daniel Dardha shpallet kampion i botës në shah për moshat nën 14-vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook”.
Djaloshi 12-vjeçar nga Shqipëria ka konkurruar me flamurin e Belgjikës, e ndërsa nuk është ky çmimi i parë që ai ka marrë, pasi Danieli është shpallur edhe kampion i Evropës.
Rrugëtimi i tij në sportin e shahut ka nisur që herët, në vitin 2015, kur Danieli ishte vetëm 10-vjeç u rendit në vendin e tretë si një nga lojtarët më të mirë për moshën e tij në këtë sport.
Mediat e huaja kanë shkruajtur pa fund për djaloshin me origjinë shqiptare, i cili sipas një rrëfimi të prindërve, në moshën tre vjeçare kur fëmijës i bëhet një lojë me objekte për të “kuptuar” profesionin e ardhshëm, Danieli kishte zgjedhur një gur shahu.
Statusi i Sali Berishës
Daniel Dardha shpallet kampion i botes ne shah per moshat nen 14 vjec. Le te pershendesim Danielin, familjen, menaxherin per suksesin e tij te jashtezakonshem. Urime Danielit, gjeniut shqiptar te shahut!! sb