Njihuni me 5 vjeçaren që s’kreh dot flokët, çfarë është sindroma “Einstein” që prek vetëm 100 njerëz në botë

Kur Taylor McGowan ishte pesë muajshe, asaj filluan t’i dilnin flokë të verdhë, por aspak të butë sit ë bebeve. Me kalimin e kohës, flokët e saj të ndritshëm bjonde vazhduan të rriteshin, të dendur dhe të ashpër.
Prindërit e vogëlushes e kuptuan që diçka nuk shkonte dhe mjaftoi një vizitë e vetme tek pediatric për të mësuar se vajza vuante nga sindroma e flokëve që nuk krihen. Në të gjithë botën numërohen rreth 100 raste dhe Albert Einstein ishte njëri prej tyre.

albert einstein
Cara dhe Tom, nga Çikago, Illinois, kërkuan ekspertizën e Profesor Regina Betz
Profesor Betz në Universitetin e Bonit në Gjermani, është aktualisht figura kryesore në hulumtimin e kësaj sindrome.
Ekipi i saj në Institutin e Gjenetikës Humane ka deklaruar se gjendja shkaktohet nga një mutacion gjenetik dhe është e trashëgueshme.
Fillimisht prindërit e pesë vjeçares u përpoqën t’i drejtonin flokët vajzës, por më pas ata i lanë të rriteshin natyrshëm . “Kemi provuar të gjitha llojet e produkteve, por më pas menduam se ajo duhet ta dijë që është e bukur siç është ! E përsosur dhe unike. Ne duam që ajo ta pranojë veten dhe të mos përpiqet të ndryshojë për të tjerët” thonë prindërit e 5 vjeçares së ëmbël.

hair raising th 153408

Share With:
Translate »
1068 Views