Njihuni me aktoren më të vogël të serialeve

Ajo është vetëm dy vjec dhe është marrë nga producentët e serialit “Dashuri e Pafund për të qenë vajza e Kemalit dhe Nihanit. Emrin në serial e ka Deniz por në jetën reale ajo quhet Arven Beren. Edhe pse është shumë e vogël ajo është shndërruar në një nga fëmijët më të famshëm të Turqisë. Arven ka arritur në faqen e saj mijëra ndjekës dhe kjo sepse është pëlqyer shumë në rolin e saj si Deniz. Është një nga personazhet vip më aktivë të Turqisë sepse ka shumë postime. Ajo është pëlqyer shumë edhe nga aktorët e serialit të cilët e kanë dashur shumë vogëlushen e bukur dhe nuk kanë munguar as edhe fotot që kanë bërë me të. Edhe Neslihan Atagul osë sic njihet ndryshe si Nihan e ka dashur shumë bukuroshe./M.S-Dritare.net

 

 

Share With:
Translate »
1199 Views