Njihuni me babain e djalit të Anjeza Brankës

Anjeza Branka njihet si një ndër femrat më provokuese të showbizit shqiptar dhe për më tepër ajo është mama e një djali 10-vjeçar. Këngëtarja e ka prezantuar disa herë Leanzon, por babain e tij jo. Atëherë kush është babai i djalit të Anjezës?

Ai quhet Leonard Kodheli dhe është njohur me këngëtaren në kohën kur kjo e fundit jetonte në Gjermani. Romanca e tyre 3-vjeçare përfundoi kur këngëtarja u transferua në Shqipëri, për të nisur karrierën e saj në muzikë.

Leonardi jeton prej vitesh në Londër, vend ku është tejet popullor në jetën e natës. I pranishëm në evente të rëndësishme VIP, ai shquhet për jetën e tij luksoze, pasionin për makinat dhe udhëtimet e shumta në vende të ndryshme të botës.

Share With:
Translate »
1318 Views