Video | Një zënkë e zakonshme në shtëpinë e Ermal Fejzullahut

Siç e dini Ermal Fejzullahu është baba i tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave që mbajnë emrat Art, Buna dhe Era. 
Era është fëmija më i vogël i familjes dhe njëkohësisht më e llastuara.
Si në çdo familje, edhe në shtëpinë e Ermal Fejzullahut nuk mund të mos mungojnë zënkat dhe sidomos ato mes fëmijëve. Jo më larg se para disa orësh, Ariana, bashkëshortja e Ermalit ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram videon ku shihen fëmijët e saj duke u zënë. Nevrikja e vogël, Era duket se nuk lëshon pe teksa grindet me vëllain Artin i cili duke qenë më i madh e kthen në lojë të gjithë situatën. Për më tepër shikoni videon mëposhtë dhe me siguri do të gjeni veten. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1427 Views