Njihuni me foshnjën gjigante, që la pa fjalë mjekët

Një nënë nga Zelanda e Re ka lindur një nga foshnjat më të mëdha që ka parë ndonjëherë vendi, pothuajse dyfishi i madhësisë së bebeve normale  dhe 6cm më i gjatë se një porsalindur.  Djali i lindur në Wellington, peshon ekzaktësisht 7.39 kg dhe është  57 cm i gjatë. Prindërit  e foshnjës të cilët nuk donin të identifikoheshin, thanë se ishin të tronditur nga madhësia e tij, por edhe mjekët u shprehën të habitur për këtë rast.  Djali erdhi në jetë mesditën e të hënës në spitalin Wellington , dhe lindja  u krye me operacion cezarian. Mësohet se ai dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.

Share With:
Translate »
8270 Views