Ekrani iu vonon të folurën fëmijëve të vegjël

Sipas një studimi të bërë kohëve të fundit nga Pediatric Academic Societies meeting në San Francisco, fëmijët të cilët rrinë më shumë se 30 minuta në ditë para ekraneve të vegjël iu rritet rreziku që të flasin me vonesë.

Akademia pediatrike nga SHBA-të ka bërë një kërkim shkencorë ku kanë studiuar gjithësej 894 fëmijë të moshave nga 6 muaj deri në 2 vjeç në Toronto të SHBA-së, për një periudhë 3 vjeçare. Dr. Catherine Birken, autorja e studimit thotë se pavarësisht këshillave të ndryshme se sa kohë duhet të rrijë një fëmijë para ekranit, “ne besojmë se përdorimi i smartphone dhe tabletave është bërë më se i zakonshëm në jetën e tyre”.

Share With:
Translate »
889 Views