Njihuni me kuptimet e emrave të fëmijëve të Shkurte Fejzës

Këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza veçse e bekuar me zërin e saj të ëmbël, gëzon edhe katër fëmijë, kuptimet e emrave të së cilëve i mësoni mëposhtë në një nga intervistat e saj:

“I kam katër fëmijë. I pari është djali, të cilit ia kam vënë emrin nga rrënjët tona, Arbër.

E dyta është vajza, e cila e ka emrin nga rrushi ynë, Gresa. I treti lidhet me besën, pra quhet Besiana dhe fëmija i katërt e mban emrin e diçkaje që po agon, pra Agnesa. Secili nga këta emra ka kuptim dhe simbolikë në kohën kur kanë lindur.

Jam e lumtur dhe jetoj në harmoni me ta. Të gjithë këta janë pasuria ime më e madhe”, ka thënë ajo.

/Kids’ Time

Share With:
Translate »
1114 Views