Njihuni me mamanë që ushqen fëmijët me gji dhe nuk e fsheh gjakderdhjen e ciklit menstural duke bërë joga

Carlee Beanear nuk është një nënë e zakonshme. Ajo jeton në Texas me tri fëmijët e saj të moshave 6, 4 dhe 18 muajsh. Në vend që të shkojë në punë, ajo ka vendosur të jetë një nënë me kohë të plotë.

Carlee ka filluar të bëjë joga pasi përjetoi një depresion të lehtë pas lindjeve. Teksa provoi të bënte diçka të re me trupin e saj, gjeti veten tërësisht tek joga.

Tashmë ajo është bërë gati profesioniste dhe ju mund ta gjeni në Instagramin e saj personal ku ajo poston gjithë aktivitetin e ditës. Por ndryshe nga nënat e tjera ajo është gjithë kohës duke bërë joga. Bën joga teksa është duke u kujdesur për fëmijët, teksa gatuan apo bën ndonjë punë tjetër që kërkon shtëpia.

Ajo madje i jep gji fëmijëve ndërkohë që është duke bërë joga dhe as nuk përpiqet që të fshehë periodat në streçet pas trupit që mban teksa ushtrohet dhe nuk vendos asnjë produkt higjenik për të mos lejuar gjakderdhjen.

Shumë ndjekës në rrjete sociale e kanë shënjestruar këtë grua për faktin që ushqen fëmijët me gji ndërkohë që bën joga dhe sidomos në fotot ku ajo nuk e ka aspak problem të shfaqë gjakderdhjen mbi streçet e bardha kur edhe fëmijët janë rrotull. Madje disa komentues kanë shkuar deri aty ku e kanë quajtur Carlee-n një grua pedofile pasi duket sikur ajo merr kënaqësi seksuale ndërkohë që i jep gji fëmijëve.

Megjithatë ajo i ka kthyer një përgjigje shumë të shpejtë duke i thënë: “Mos u shqetësoni për fëmijët e mi sepse ata nuk bëhen pis me gjak, thjesht kanë ardhur dhe më kanë përqafuar dhe mendoj se kjo është e mrekullueshme. Gjithashtu duhet të keni parasysh se cikli menstrual është bekim për një grua dhe kush ndjen turp për këtë, bën mirë që të kontrollojë veten…” – është shprehur Carlee në Instagram.

 

Share With:
Translate »
989 Views