Njihuni me shtatë ushqimet që shkaktojnë migrenë në tremujorin e parë të shtatzënisë

Migrena është një gjendje e zakonshme dhe e shprehur gjatë shtatzënisë, e cila konsiderohet si një ndër komplikimet e shtatzënisë.

Deri më tani, mendohet se migrena mund të jetë gjenetike por edhe si rezultat i rënies së niveleve të hormoneve, e vecanërisht të estrogjenit shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Migrena mund të shprehet përmes dhimbjes së vazhdueshme të kokës apo probleme me shikim.

Në disa raste, këto dhimbje mund të nënkuptojnë që keni probleme me presionin e gjakut dhe në raste të tilla duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

Migrena e shprehur në tremujorin e parë mund të jetë si rezultat i rënies së niveleve të paqëndrueshme të hormonit estrogjen dhe rritjes së vëllimit të gjakut.

Në javët e para të shtatzënisë, vëllimi i gjakut tuaj rritet shumë.

Kjo ndodh sepse trupi juaj ka nevojë për më shumë oksigjen dhe, si rrjedhojë, më shumë qeliza të kuqe të gjakut për të bartur atë në sistemin tuaj dhe te fëmija juaj në zhvillim.

Por, cilat ushqime shkaktojnë migrenë?

Ka shumë ushqime të zakonshme që mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Disa nga këto, përfshijnë:

-Ëmbëlsirat;

-Jogurti;

-Frutat si, banana, mjedra, kumbulla;

-Arra dhe avocado;

-Ullinjtë;

-Domatet;

-Djathi.

Share With:
Translate »
143 Views