Njihuni me të birin e Arnold Schwarzenegger, kopja e të atit

Me një baba si Arnold Schwarzenegger mbajtja e trupit në formë duhet të rrjedhë në venat e tij.

Joseph Baena u shfaq në Malibu të Kalifornisë në një sesion vrapi me disa miq dhe imazhet e hedhura në rrjet prej këtij krosi janë një reminishencë e babait të tij në vitet 1970.

Joseph është djali i “Terminatorit” me një shërbëtore të punësuar në shtëpinë e tij. Ai ka lindur në vitin 1997, por vetë Arnold thotë se e ka mësuar se është baba i tij vetëm në vitin 2004 dhe që prej atëherë ka marrë përsipër detyrat e tij si prind.

Në 2011, Los Anxheles Times bëri publike gjithë këtë, çka shkaktoi edhe ndarjen e Schwarzenegger me gruan e tij Maria Shriver pas 20 vitesh martesë.

Menjëherë pas këtij skandali, edhe Brigitte Nielsen deklaroi se ka qenë në një lidhje me “Terminatorin” për disa muaj në kohën që ai shoqërohej edhe me atë që më vonë do të bëhej bashkëshortja e tij.

Share With:
Translate »
535 Views