Njihuni me traditat e Krishtlindjeve të familjes mbretërore
Në festat e fundivitit është shumë e rëndësishme të bësh çdo gjë sipas traditave. Edhe familja mbretërore ka disa tradita që i ndjekin çdo vit.
- Mbretëresha merr trenin për të udhëtuar gjatë Krishtlindjeve
Gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, për të ikur nga Londra në Sandringham mbretëresha dhe princ Philip marrin trenin. Sigurisht duke udhëtuar në klasin e parë.
- Dhuratat hapen në prag të Krishtlindjeve
Tradita e dhuratave është shumë e rëndësishme në familjen mbretërore. Ato i festojnë festat në bazë të traditave gjermane. Pas çajit të mbasdites, hapin dhuratat në pragun e Krishtlindjeve, ashtu si bëhet në Gjermani.
- Dekorimi i pemës së Vitit të Ri është shumë i rëndësishëm
Familja mbretërore ka një pemë të madhe si dhe një pemë artificiale prej argjendi, e cila është 30 vjeçare. Mbretëresha dhe stërnipërit e saj merren me dekorimin e njërës prej tyre.
- Ngrenë dolli për shefat e kuzhinës
Mbretërorët parapëlqejnë të ngrenë dolli vetëm për shefat e kuzhinës përpara se të ulen në tavolinën e shtruar. Shefat shkojnë në dhomën e ngrënies vetëm një herë në vit dhe është pikërisht në momentin e dollisë.
- Mbretëresha bën bamirësi
Mbretëresha bën gjithmonë bamirësi gjatë Krishtlindjeve, më së shumti në organizatat në Windsor.
- Mbretëresha i lë dekorimet deri në Shkurt
Mbretëresha Elizabeth dhe princi Philip qëndrojnë në Sandringham deri në datën 6 Shkurt, në nder të babait të mbretëreshës, i cili vdiq në atë vend në vitin 1952.
- Mbretëresha i jep stafit të saj dhurata
Tradita e dhuratave të stafit ka nisur nga babai i saj. Çdo Krishtlindje ajo i dhuron stafit një puding, i cili quhet “Christmas pudding”.