Njihuni me “vajzën gjarpër” që ndërron lëkurën e saj çdo 45 ditë
Një vajzë nga India është pagëzuar me emrin “vajza gjarpër” për shkak se i bie lëkura çdo gjashtë javë si rezultat i një sëmundje të rrallë.
Shalini Yadav, 16 vjeç, e cila më në fund do të marrë trajtim mjekësor në Europë, ka nevojë të lyejë vazhdimisht trupin e saj me krem hidratues dhe të bëjë banjë çdo orë në mënyrë që të mos i ngurtësohet lëkura.
Por familja e saj është aq e varfër saqë nuk mund të përballojë ndonjë trajtim të specializuar për të lehtësuar sëmundjen e saj, duke e lënë adoleshenten të paaftë, me nevojën e një shkopi për të ecur ose për të shtrirë gjymtyrët.
Nëna e saj Devkunwar tha: “Ndihem kaq e pafuqishme kur shoh lëkurën e saj që rrëzohet dhe del sërish, duke i shkaktuar dhimbje fëmijës tim. Kjo sëmundje nuk po e vriste, por po i merrte jetën pak nga pak. Nuk kishim asnjë ide se ku të shkonim dhe ku të konsultoheshim”.
Devkunwar, kujdestare në një qendër komunitare e financuar nga shteti, i është thyer aq shumë zemra saqë shprehet se ndonjëherë mendon se vdekja do të ishte më e këndshme për vajzën e saj. “Është më mirë të vdesësh sesa të jetosh një jetë mjerimi”.
Vajza tashmë është duke u trajtuar falas në Spitalin Universitar Rajonal dhe Virgen de la Victoria të Malagës. Mjekët shpresojnë se ajo do të jetë në gjendje të ecë pa një shkop pas trajtimit.
Ndërkohë që bamirësit lokalë kur dëgjuan për rastin e kësaj vajze alarmuan spitalet në të gjithë botën, duke përfshirë një në Spanjë, i cili ka rënë dakord që të trajtojë Shalinin pa pagesë.
Kjo lloj sëmundje shkakton luspa në të gjithë lëkurën dhe lëkura më pas ripërtërihet. Shalini e ka ndërruar lëkurën e saj çdo 45 ditë që kur ajo ka lindur.