Sara takon vogëlushen dhe prindërit me famë botërore

Nuk ka treguar se ku ndodhet, por trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha përmes një fotoje në Instastory, zbulon se kë ka takuar së fundmi.

Bukuroshja bionde ka fotografuar modelen me famë botërore, Chrissy Teigen së bashku me vajzën e saj Luna.

Teigen është bashkëshortja e këngëtarit të madh, që besoj të gjithë e adhurojmë, John Legend. Por nuk mbaron me kaq. Sara pas publikimit të fotos së Chrissy, na e ka bërë zili të gjithëve, duke postuar foton e Legend, çfarë do të thotë se Sara e ka takuar edhe atë. 

Tani në fakt duhet të presim që Sara të tregohet “bujare” me ne duke postuar foto të tjera, për të na treguar se në cilin vend ndodhet, që ka pasur mundësinë t’i shohë nga kaq afër çiftin e famshëm. 

Share With:
Translate »
708 Views