North feston 12 vjetorin, Kim Kardashian emocionon me urimin për të: Të jesh nëna jote është…
Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North West, feston sot ditëlindjen e 12-të. Kim Kardashian, e njohur për jetën e saj publike, i ka dërguar një urim shumë të veçantë në rrjetet sociale.
Në një postim në Instagram, Kim shkroi se sfida më e madhe që ka përjetuar në jetë është të bëhet nënë. Ajo ndau edhe një seri fotosh të North nga koha kur ishte foshnjë, duke treguar dashurinë e madhe për të.
“Vajza ime e vogël, North, mbush 12 vjeç sot. U ulëm dhe pamë fotot së bashku dhe qeshëm me gjithë shpirt – ishe kaq e vogël. Të jesh nëna jote është misioni më i veçantë i jetës sime. Do të të dua përgjithmonë dhe do të jem pranë teje përgjithmonë, zemër,” shkroi Kim në postimin e saj.