Norvegjia, shteti i fundit në BE që vendos për vaksinimin e të rinjve 12 vjeç e lart

Norvegjia bëhet vendi i fundit i BE-së që ndez dritën jeshile për vaksinimin e 12 vjeçarëve ndërsa presioni rritet mbi Britaninë që të ndjekë shembullin. Norvegjia është bërë vendi i fundit që ka nënshkruar planet për vaksinimin tek fëmijët nën moshën 16 vjeç. Kryeministrja Erna Solberg tha se kishte më shumë përparësi sesa disavantazhe për t’i dhënë të rinjve mundësinë e vaksinimit.

Sipas vendimit më të ri, nga java e ardhshme të rinjtë e moshës 12 deri në 15 vjeç në Norvegji do ftohen të paraqiten në qendra për të bërë vaksinën Pfizer.

Norvegjia, shteti i fundit në BE që vendos për vaksinimin e

Kombi skandinav ishte një nga disa vendet anëtare të BE -së që ndaloi vaksinën e AstraZeneca përgjithmonë për shkak të ekfetit anësor të rrallë me mpiksjen e gjakut.

Fushata për të vaksinuar fëmijët në mënyrë rutinore e bashkon Norvegjinë me Francën, Spanjën, Italinë, SHBA dhe Holandën. Duke folur në një konferencë shtypi sot, kryeministrja Solberg tha:

‘Këshilla profesionale është se fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç do kenë më shumë përparësi sesa disavantazhe nga vaksina. Ka shumë raste infeksionesh tek fëmijët dhe të rinjtë. Vaksinat do të kontribuojnë që ky grup të jetë në gjendje të bëjë një jetë më të zakonshme të përditshme.’

Megjithatë Britania po i reziston vendimit për shkak të gjetjes së disa rasteve të mikardit tek të rinjtë që bënë vaksinën Pfizer. JCVI tha në korrik se kishte një rrezik të inflamacionit të zemrës në rreth një në 20,000 të rinj. Vaksina Moderna, e cila është krijuar në mënyrë shumë të ngjashme me Pfizer, mendohet se mbart të njëjtin rrezik.

Share With:
Translate »
167 Views