Mrekulli australiane: 3-vjeçari mbijeton mes shkurresh, gjendet pas 4 ditëve

Një 3-vjeçar i zhdu kur prej katër ditësh është gjetur nga policia shëndosh e mirë, mes shkurreve.

Vogëlushi u gjet në një zonë rurale, 500 metra larg shtëpisë, ndërkohë familja dyshonte se djali mund të ishte rrëm byer. Ngjarja ka ndodhur në Australi.

Për fat të mirë, policia e identifikoi djaloshin me emrin Anthony “AJ” Elfalak mes shkurreve, duke ndërhyrë nga ajri.

Më shumë se 100 oficerë dhe vullnetarë kaluan ditë  të tëra duke pastruar shkurret e zonës për të gjetur 3-vjeçarin.

Kryeministri Scott Morrison shprehu gëzimin për djalin e vogël, duke shkruar  në Twitter se ishte “i lumtur të dëgjojë se tani fëmija është i sigurt”.

Share With:
Translate »
175 Views