“Nuk dinë të lexojë”, kjo është historia e Romeos dhe Donaldit! Trauma që kaluan në fëmijëri
Romeo Veshaj është ngacmuar dhe akuzuar nga disa banorë brenda Big Brother Vip, por edhe jashtë shtëpisë, për faktin se nuk di të lexojë rrjedhshëm gjuhën shqipe.
Por kjo gjë mesa duket paska një tjetër të vërtetë.
Në një episod të “Më lër të flas” para disa kohësh Romeo dhe Donaldi kanë treguar një histori të fëmijërisë së tyre.
Ata, në atë kohë rrëfyen se kur ishin fëmijë, një granatë ishte hedhur afër shtëpisë së tyre dhe ka qenë një moment i vështirë për ta, pasi kjo shkaktoi që të kalojnë në temperaturë të lartë, e cila u la pasoja me shikimin.