Nuk do shpenzoni më për veshjet e fëmijëve! Shpiket veshja që merr madhësinë e fëmijës kur rritet
Rritja e fëmijës është gjithmonë një lumturi për prindërit, por tepër bezdisëse është momenti, kur rrobat nuk u bëjnë më.
Shpikësi 24-vjeçar Ryan Yasin ka projektuar një material që do të lejojë që rrobat të “rriten” në të njëjtën kohë me fëmijën që e ka veshur.
Kjo metodë do t’u kursejë prindërve në mbarë botën mijëra paund gjatë rritjes së shpejtë të fëmijës së tyre
Duke njohur mirë inxhinierinë, shpikësi do të krijojë një strukturë pëlhure e cila do jetë ndryshe nga materiali normal dhe mund të zgjerohet në mënyrë elastike pa problem.
Materiali do të jetë i papërshkueshëm nga uji dhe i ngrohtë. Veshja do të dalë në treg së shpejti dhe do të përshtatet për fëmijë nga 6 deri në 36 muaj.
Shpikësi i ri, i cili ka studiuar Inxhinieri Aeronautike në Kolegjin Imperial në Londër dhe më pas u bashkua me kursin e Dizajnit të Inovacionit Global të Kolegjit Mbretëror të Artit, siguroi një çmim prej 2000£ për të vazhduar idenë e tij.
Ai tani do të garojë ndërkombëtarisht për çmimin prej 30,000 paund për idenë e tij të inovacionit.
Clothes that grow with your child
The clothes that grow with your child. These prototype garments – to fit kids aged between six months and three years – have won the UK's annual James Dyson prize for innovation. (Via BBC Technology News)
Posted by BBC News on Thursday, September 7, 2017