Zbulohet gjinia e fëmijës së tretë të Kim dhe Kanye West

Vetëm një ditë pasi është zbuluar se fëmija i tretë i Kim Kardashian dhe Kanye West do të vijë në janar, burime pranë çiftit kanë zbuluar edhe gjininë e bebës.

Siç shkruan TMZ, Kim dhe Kanye do të bëhen prindër  të një vajze. Familjes  së madhe do t’i shtohet edhe një tjetër bukuroshe e cila do të jetë e nënta në klanin Kardashian/ Jenner, pa përfshirë Kris.

36- vjeçarja nuk ka zgjedhur për ta bërë vetë fëmijën pasi mjekët nuk ia rekomanduan sepse do të ishte me shumë rrezik.

Nëna surrogate i është nënshtruar një diete rigoroze, ku konksumon vetëm ushqime të shëndetshme. Ajo është e ndaluar të pijë duhan, të konsumojë alkool apo drogë gjatë shtatzënisë, “parajsë” e cila do të marr fund vetëm pas disa muajsh. /Revista Class

Share With:
Translate »
681 Views