“Nuk dua të më thotë se e ka rritur dadoja”, Silva Gunbardhi tregon frikën më të madhe si nënë
Këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi ka folur për raportin me të birin dhe kohën që kalon me të si nënë, ndërsa ka treguar se i dedikohet shumë.
Kjo pasi siç tregoi ajo, përtej punës dhe profesionit, nuk do të donte që fëmija t’i thotë kur të rritet se e ka rritur dado dhe jo ajo.
Kjo sipas Silvës është frika më e madhe për të si nënë, përtej fokusit që ajo ka në karrierë.
“E kam shumë të rëndësishme qëndrimin me djalin. Kur të rritet, o Zot u rritët e pastë shëndetin. Ai është i lirë por më ka mua aty. Unë nuk kam frikë që djali im të dashurohet apo të bëjë jetën e vet. Unë nuk dua që djali im nesër pasnesër të rritet e të më thotë “o ma mua më ka rritur bota”. Këtë e kam frikë, ky është tmerri më i madh për mua. Nuk më ke rritur ti, më ka rritur dado. Kjo është frika më e madhe për mua si nënë, që nesër pasnesër djali im do ikë si gjithë çunat e tjerë dhe jam shumë dakord por nuk dua të më thotë këtë”, tha ajo.
Gunbardhi u bë nënë 9 vite më parë nga martesa me reperin Dafi Derti ndërsa djalin e quajtën Dalvi.