“Nuk e dija që vajza ishte shtatzënë”/ 15-vjeçarja sjell në jetë foshnjën, nëna e saj braktis në maternitet të porsalindurën!

“Nuk e dija që vajza ishte shtatzënë”, kështu ka deklaruar nëna e 15-vjeçares nga Fratari i Mallakastrës, e cila solli në jetë foshnjën tre ditë më parë në qendrën shëndetësore të fshatit.

Bebe-foshnje-lindje

E ëma e 15-vjeçares ka refuzuar të marrë foshnjën, duke e braktisur të porsalindurën në maternitet.

Në deklarimet e para e ëma e 15 vjeçares ka thënë se nuk do ta mbajë foshnjen, madje ka kërkuar të largohen bashkë me vajzën në shtëpi, duke e lënë vogëlushen e sapolindur në maternitet.

Gjithashtu ka deklaruar se nuk ishte dijeni të shtazënisë së vajzës së saj. Stafi mjekësor ka kërkuar të presin për të dërguar foshnjen në një qendër të posaçme për foshnjat e sapolindura në Tiranë, ku do të qëndrojë 40 ditë dhe më pas nëse e ëma nuk e merr, dërgohet në jetimore.

15-vjeçarja ka kryer lindjen në qendrën shëndetësore të fshatit e asistuar nga infermierja dhe mjeku. Por, pasi shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua bashkë me foshnjen e sapolindur në maternitetin e Fierit.

Mësohet se nëna dhe foshnja, që lindi 2.3 kg, tashmë gëzojnë shëndet të mirë. E marrë në pyetje nga policia, e mitura ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me një 31 vjeçar dhe se kishte ngelur shtatzënë. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Ajo u ka treguar efektivëve të policisë foto të djalit me të cilin kreu marrëdhënie, si dhe identitetin e tij, por nuk la dhënë sqarime të hollësishme duke kërkuar kohë për t’u qetësuar.

E mitura jeton me të ëmën, vëllain 19 vjeç dhe gjyshin në Fratar të Mallakastrës ndërsa i ati është emigrant në Greqi.

Nëna e 15 vjecares mungon në pjesën më të madhe të kohës pasi punon si kujdesetare për një të moshuar.

Share With:
Translate »
72 Views